LajmeRajon

Glauk Konjufca nuk voton për Ligjin e Pagave

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 63 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka abstenuar, ndërsa deputetët prezentë të opozitës nuk kanë marrë pjesë në votim.

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Pro këtij projektligji kanë votuar 63 deputetë.

“64 deputetë kanë votuar, asnjë kundër, asnjë abstenim, kalon Projektligji për Pagat në Sektorin Publik”, tha Kryeparlamentari Glauk Konjufca, pastaj mbylli punimet e kësaj seance, për të vazhduar me seancën tjetër.

Në momentin e votimit, në sallë ishin 85 deputetë.

Show More

Related Articles

Back to top button