Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka liruar nga detyra u. d. kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj.
Sipas njoftimit për media, në këtë rast ka dështuar zbatimi i detyrave dhe misionit, konkretisht ka munguar komunikimi, informimi i drejtë dhe mbi të gjitha adresimi në kohë i rastit nga ana e Inspektoriatit Shëndetësor.
“Duke shprehur sinqerisht keqardhjen më të thellë për familjarët dhe të afërmit që janë ballafaquar me këtë ngjarje tepër të rëndë, ripërsërisim se etika dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor për pacientët e qytetarët në përgjithësi duhet të garandatohet në çdo rrethanë nga institucionet shëndetësore. Kush nuk mbërrin ta përmbushë këtë, nuk mund të vijojë të mbajë pozita menaxheriale”, thuhet në njoftim.
MSH-ja thënë se shpreh mbështetjen për Prokurorinë e Policinë “që sa më parë që është e mundshme të ndërmarrin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe adresimin e personave përgjegjës konkretë të veshur me këtë përgjegjësi”.
Ndërsa u. d. ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku njoftohet se ka marrë të gjitha hapat për përgjegjësitë administrative dhe sipas njoftimit, çështja po vijon të trajtohet deri në sqarimin përfundimtar.