LajmeSport

Goli i Richarlisonit kundër Serbisë shpallet më i miri i Botërorit ‘22

FIFA ka njoftuar se goli i Richarlisonit kundër Serbisë në Kupën e Botës “Katari 2022” është zgjedhur si më i miri i këtij edicioni.

25-vjeçari që luan te Tottenham Hotspuri i kishte realizuar të dy golat e fitores kundër kombëtares nga Ballkani.

Njëri prej tyre kishte ardhur pas një asistimi nga Vinicius Junior, ku Richarlison fillimisht e kishte ndalë topin dhe pastaj e kishte goditur në stilin biçikletë.

Show More

Related Articles

Back to top button