Qeveria e vendit përmes prodhuesit shtetëror SH.A ESM subvencionon llogaritë e energjisë elektrike në lartësi prej 73% për të gjithë amvisëritë, transmeton Flaka njoftimin që u publikua nga zv.kryeministri i parë, Artan Grubi.
“Qeveria e vendit përmes prodhuesit shtetëror SH.A ESM subvencionon llogaritë e energjisë elektrike në lartësi prej 73% për të gjithë amvisëritë në vend. Subvencionimin të cilin e siguron Qeveria mund ta shihni lehtësisht në grafikën e mëposhtme. Ta kursejmë energjinë dhe të krijojmë shprehi të reja kursyese në amvisëritë tona”, shprehet zv.kryeministri i parë, Artan Grubi.