Nga hapësira përpara Grandit, protestuesit e grumbulluar me ftesë të PSD-së së Dardan Molliqajt kanë vazhduar deri tek sheshi “Ibrahim Rugova” në hapësirën përballë Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.
Protestuesve iu kanë prirë Dardan Molliqaj dhe Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së, raporton Gazeta Express.
Në protestë po marrin pjesë edhe dy deputete të Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu-Shoshi/GazetaExpress/