LajmeMaqedoni

Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, Shaqiri: Në kushte normale, fillon në kohë

Ka mbetur vetëm edhe një javë para përfundimit të gjysmëvjetorit të parë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Gjatë kësaj periudhe kohore sipas numrit 1 të dikasterit të Arsimit Jeton Shaqiri, sistemi arsimor u përball me krizën energjetike e cila u tejkalua me sukses, poashtu edhe kërcënimet për vendosje të bombave në disa shkolla të qytetit të Shkupit, ku orët e humbura janë kompenzuar apo do të kompenzohen pas pushimit dimëror.

Krahas këtyre problemeve sërisht u arrit që mësimi të vijojë me prani fizike në të mirën e nxënësve. I pyetur se a do të ketë zgjatje të pushimit dimëror Shaqiri potencon se kjo do të varet nga kushtet klimatike.

“Vite me rradhë për arsye të pandemisë, ose kushteve energjetike që nuk kanë qenë tjera herë por kushte të motit shum të keq që kanë ndodhur ndër vite ka pasur shtyerje për një javë apo dy por kjo nuk do të thotë që mund ta prashikojmë motin kur do të përfundojë koha e pushimit dhe si do të fillojë gjasmëvjetori. Nëse kushtet klimatike janë të mira patjetër se do të fillojë në kohë”, u shpreh ministri i arsimit Jeton Shaqiri.

Gjysëmvjetori i parë ndëkrohë po përfundon me mungesë librash. Sidomos të sferës profesionale për nxënësit e shkollave të mesme. Ministri Shaqiri premton se materialet dpo printohen në kohë për gjysmëvjetorin e dytë e thotë se në ligjin e ri për arsim të mesëm që po përgaditet do të shihen mundësitë ligjore për motivimin e autorëve për të shkruar libra.

“Pasi të fillojë printimi i materialit për arsim fillor do të printojmë libra për shkollat profesionale konform buxhetit që e kemi për ti printuar të gjitha librat. Vitin tjetër do të vazhdojmë me printim ka drejtime që mungojnë autorët me ligjin e ri do të gjemë mënyra për t’i motivuar dhe me liogjin e ri pres që këto probleme ti zgjedhim dhe t’i motivojmë më shumë autorët”, theksoi Shaqiri.

Këshilli nacional i arsimit ka miratuar 70 libra nga sfera e ekonomisë, teknologjisë për arsimin profesional, ndërsa ligji i ri për arsimin e mesëm pritet të jetë në procedurë parlamentare gjatë muajit shkurt.

Show More

Related Articles

Back to top button