Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka thënse se kapiteni i Portugalisë, Kristiano Ronaldo nuk luajti mjaftueshëm në Kupën e Botës në Katar, për shkak të sanksioneve politike.
“Ata ia bënë këtë Ronaldos nga kotësia. Fatkeqësisht, ndaj tij u vendosën sanksione politike. Dhe nëse fut një lojtar si Ronaldo në lojë në pjesën e dytë, 15 minuta apo gjysmë ore, i merr energjinë dhe forcën mendore”, tha presidenti i Turqisë.
Taip Erdogan tregoi se ku do të vazhdojë karrierën ylli portugez. Ronaldo do të shkojë në Arabinë Saudite, sipas informacioneve që kam”, përfundoi Erdogan.