Presidenti i Maqedonisë së Veriut pas takimit me shefin e Shtatëmadhorisë së URM-së, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, theksoi se vitin që lamë pas ushtria dëshmoi profesionalizëm, përkushtim dhe gatishmëri.
“Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në vitin 2022 dëshmuan profesionalizmin, përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre. Në vitin kur shënuam 30 vjetorin e formimit të saj, Ushtria edhe një herë e arsyetoi besimin e lartë që ka te qytetarët e Maqedonisë.
Në konferencën e sotme për gatishmërinë luftarake të Ushtrisë në vitin 2022, theksova se zbatimi i stërvitjes ushtarake në shkallë të gjerë “Përgjigjja e shpejtë 22” në terrenin ushtarak Krivollak dëshmoi edhe një herë kapacitetin e Ushtrisë për të kontribuar në mbrojtjen kolektive, sigurinë dhe sigurinë e NATO-s”, shkruan Pendarovski në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/