MPB njofton se janë kryer të gjitha kontrollet dhe hetimet e nevojshme për kërcënimet me bombë në shkollat në Shkup, Manastir, Prilep, Tetovë dhe Strugë dhe është konstatuar se bëhet fjalë për paraqitje të rrejshme.
“Menjëherë pas paraqitjes së rasteve, policia ka ndërmarrë masa sigurie për evakuimin e nxënësve nga objektet, ndërsa pastaj janë kryer kontrolle të detajuara nga ekipet antiteroriste dhe është konstatuar se për paraqitje të rrejshme”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/