GostivarLajme

Ndotja e ajrit, Ministria e Mjedisit rekomandon të merren masa në Gostivar

Tejkalohet kufiri i grimcave PM 10 të ajrit në territorin e Komunës së Gostivarit. Informacion vjen nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e cila bën të ditur se pragu është tejkaluar dy ditë radhazi në vlerën prej 150 mg/m3. Ministria thekson se për këtë ka njoftuar të gjitha institucionet kompetente dhe pushtetin lokal të Gostivarit. Nga aty thonë se për shkak të rritjes së ndotjes së ajrit, duhet të merren masa edhe në Gostivar.

“Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka dorëzuar informata për tejkalimin e pragut të alarmit në Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Drejtoria e ambientit jetësor, Departamentit të Komunikimit Publik në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Institutit për Shëndet Publik dhe deri te Komuna e Gostivarit për episodin e ndotjes alarmante të ajrit”, thuhet në komunikatën e MMJPH.

Dje Qeveria bëri të ditur se këto rekomandime hyjnë në fuqi në Shkup, Kërçovë, Strumicë dhe Kavadar.

Show More

Related Articles

Back to top button