LajmeMaqedoni

Mungesa e barnave për epileptikët – reagon agjencia e barnave

Një ditë pas raportimit se me muaj të prekurit nga epilepsija nuk mund të gjejnë ilaçin e nevojshëm për sëmundjen e tyre. Ka reaguar Agjencia e barnave e cila fajin për mungesën e ilaçeve për të prekurit nga epilepsija ua le importuesve të cilët thonë se ilaçi është deficitar. Ndërsa për ilaçin tjetër nga kjo Agjenci sigurojnë se ilaçi do të sigurohet gjatë ditëve të vijim.

“Për ilaçin Carbamazepine 400 mg, ju informojmë se importuesi nuk ka bërë import pasi që ilaçi është deficitar. Ndërsa sa i përket ilaçit Tegretol 400 mg, Ju njoftojmë se në ditët në vijim, ilaçi do të jetë në dispozicion nëpër barnatore” – thonë nga Agjencia e barnave dhe paisjeve mjekëore.

E ndërpreja e ilaçeve kundër epilepsisë mund të shkaktojë zmadhimin e sulmeve këtë e alarmon Dean Bunevski nga Shoqata Epilepsia në Maqedoni.

“Në qoftë se e ndërprejnë terapinë mundësia për të pasur sulme epileptike është e madhe. Disa njerëz këtë terapinë duhet ta marrin tërë jetën. Kjo ndikon që edhe të humbin punën. Për momentin nuk kemi fare zë shpresoj se institucionet do ta përmirsojnë këtë” – tha Dean Buneski, kryetar i shoqatës Epilepsia Maqedoni.

Këkruam qëndrim nga Ministria e shëndetësisë për të pyetur se a kanë shqyrtuar kërkesat e të prekurve nga kjo sëmundje por deri me tani nuk kemi përgjigje. Ndonëse nuk ka statistika të sakta se sa është numri i personave që vuajnë nga epilepsia në vend por sipas shoqatës “Epilepsia Maqedoni” ka rreth 25 mijë njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje. /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button