LajmeMaqedoni

Debat me dyer të mbyllura për “bombat”, VMRO-ja braktisi seancën

VMRO-DPMNE-ja lëshoi seancën e Komisionit parlamentar në të cilën Ministria e Punëve të Brendshme do të duhej të sqaronte para deputetëve veprimet e ndërmarra kundrejt alarmeve të njëpasnjëshme për bomba. Pritjet e tyre kishin qenë që një pjesë e seancës të jetë e hapur për opinionin dhe shprehën revoltën e tyre ndaj vendimit të pushtetit që seanca të jetë e mbyllur. Nga LSDM-ja thonë se informacioni ka qenë i klasifikuar si sekret shtetëror.

“Si opozitë ne nuk kërkuam të fshihemi nga populli por përkundrazi të bisedojmë se cilat janë mangësitë e sistemit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të cilat na sjellim deri te situatat e këtilla, katër muaj të mos mundet ministria të zbulojë se kush paralajmëron bomba të rreme. Vlerësuam se në pjesën e parë të komisionit mund të bisedojmë hapur para syve të opinionit, të bisedojmë për gjëra që s’janë të klasifikuara”, tha Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.

“Nga ana e ministrit për Punë të Brendshme u prezantuan të gjitha detajet dhe aktivitetet të cilat MPB-ja i ka ndërmarrë për zbulimin dhe parandalimin e këtyre sulmeve. Më vjen keq që grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së nuk mori pjesë në punën e komisionit duke qenë se më herët kishim komunikim dhe e caktuam bashkë terminin për këtë komision. Informacioni që ka ardhur të premten ishte e klasifikuar si sekret shtetëror. Në bazë të kësaj, sipas ligjeve dhe Kushtetutës, është e detyrueshme që komisioni të jetë i mbyllur”, deklaroi Mile Talevski, LSDM. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button