Sot, në ceremoni solemne Qyteti i Shkupit i ndalu çmimet për dhuruesin e gjakut, policin dhe zjarrfikësin më të mirë të qytetit të Shkupit për vitin 2022, njofton Portalb.mk.
Adnan Qaili, është fitues i çmimit “dhuruesi më i mirë i gjakut”, i cili është propozuar nga Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, si vullnetar i ri i dëshmuar nga Çairi. Me 23 vitet e tij, si vullnetar është shembull i theksuar pozitiv, për nxitjen e të rinjve që të bëhen dhurues të gjakut dhe vullnetarë në aksione humanitare.
Për zjarrfikës më i mirë është zgjedhur Ivo Cvetkovski, i propozuar nga komandanti i Njësitit Territorial kundër Zjarrit. Cvetkovski vitin e kaluar ka marrë pjesë në fikjen e shumë zjarreve dhe ka marrë pjesë në intervenime teknike me çka ka kontribuuar në uljen e dëmeve materiale dhe shpëtimin e jetëve njerëzore.
Për polic i mirë është zgjedhur Ilija Aleksovski, i punësuar në Stacionin Policor të Qendrës. Ai është propozuar nga SPB Shkup, për rezultate të rëndësishme gjatë realizimit të detyrave t shumta dhe aktiviteteve për nevojat e SPB Shkup, por edhe për kontribut të rëndësishëm në ekip.