LajmeMaqedoni

Në Gjykatën Themelore të Tetovës duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në spitalin modular

Sot në orën 10 në Gjykatën Themelore në Tetovë duhet të vazhdojë debati kryesor nga gjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës, që ndodhi më 8 shtator 2021, kur jetët i humbën 14 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë ishin lënduar. Gjykimi filloi para tri javëve, më 7 dhjetor, pasi nga shtatori e deri në këtë muaj, fillimi i procesit gjyqësor ishte shtyrë.

Para 20 ditëve deri në shtyrje e rastit erdhi për shkak të mosmarrëveshjeve të avokatëve të të gjithë të akuzuarve rreth prezantimit të dëshmive nga ana e Prokurorisë Publike. Ata kërkonin që prokurori “t’i lexojë të gjitha dëshmitë”, në vend, siç thanë, “t’i citojë vetëm titujt”. Njëherësh kishin vërejtje se një pjesë e titujve nuk janë përmbajtur në listën e dëshmive të cilat Prokuroria i ka dorëzuar në Gjykatë.

Fillimisht në vetë fillimin të akuzuarit, drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, mjeku Boban Vuçevski dhe Spitali Klinik i Tetovës, si person juridik, pas thirrjes së gjykatësit theksuan se e kuptojnë aktakuzën, por nuk e pranojnë fajin dhe se nuk kanë bërë vepra për të cilat akuzohen.

Gjykimi erdhi pasi më 27 korrik të vitit 2022, Prokuroria ngriti aktakuzë në Gjykatën Themelore në Tetovë. Prokuroria dhjetë muaj bënte hetim në të cilën analiza profesionale dhe ekspertiza ishin bërë nga MPB, Fakulteti i Teknologjisë, elektroinxhinier dhe ekspertë dhe hetues nga Policia Federale Kriminalistike e Gjermanisë.

Në tetor të vitit 2021 pas ekspertizave të MPB-së, Prokuroria informoi se zjarri në spitalin modular është shkaktuar si pasojë e djegies së kabllos vazhduese, në të cilën ishin të lidhura një defibrillator – aparat për reanimacion, një karrikues telefoni dhe një pajisje tjetër.

Show More

Related Articles

Back to top button