BotaLajme

Moti i keq ‘mbërthen’ Francën, një i vdekur dhe disa të plagosur

Moti i pazakonte ka përfshirë Francën. Stuhi të forta me shi dhe breshër kanë shkaktuar përmbytje në disa zona atje. Sipas autoriteteve franceze këto stuhi të forta kanë shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e 14 të tjerëve.

Një grua rreth të tridhjetave humbi jetën e bllokuar nën një makinë që u mor nga ujërat e rrëmbyer. Rrugët janë shndërruar në lumenj duke marrë çfarë i dilte  përpara.

Si pasojë e motit të keq janë shkaktuar vonesa në të gjithë rrjetin hekurudhor në vend. Pasagjerët kanë formuar radhë të gjata në pritje për të marrë trenat.

Sipas qeverisë franceze si pasojë e motit të keq rreth 15,000 familje mbetën pa energji elektrike të dielën. Sakaq, dëmet materiale kanë qenë të shumta.

Show More

Related Articles

Back to top button