LajmeRajon

Aeroporti “Adem Jashari” i kthehet normalitetit, alarmi për bombë ishte i rremë

Pas disa orësh i mbyllur aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë u hap për qarkullim mesditën e së mërkurës. Policia e Kosovës njoftoi se alarmi për bombë ishte i rremë.

“Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas përfundimit të kontrollit nga institucionet përkatëse, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit dhe udhëtarët janë duke hyrë në aeroport për të vijuar me fluturimet.

Show More

Related Articles

Back to top button