LajmeMaqedoni

Makpetrol kundër marrëveshjes për gazin

Kompania “Makpetrol” ka reaguar ndaj marrëveshjes mes “EMV-Shitja” me kompaninë nga Bullgaria “Balkan Utilities” për blerjen e gazit natyror për termocentralet dhe konsumatorët e tjerë në vend, duke filluar nga 1 janari 2023. “Makpetrol” thekson se kompania bullgare ka ofruar çmim prej 115,97 euro për megavat orë për muajin janar, ndërsa ‘Makpetrol’ 116,20 euro për të njëjtën periudhë, me mundësi ndryshimi.

“Është e vërtetë se shuma që ka ofruar “Makpetrol” nuk është fikse, por vlerësimet janë se gazi do të jetë më i lirë në periudhën e ardhshme, që do të thotë se çmimi i kompanisë maqedonase me shumë gjasa do të jetë më i ulët se ai bullgar. Madje, këtë e di edhe EVM-ja pasi më herët ka siguruar gaz për një periudhë 15-ditore për të siguruar çmimin më të mirë të mundshëm”, thuhet në reagim. “Makpetrol” pyet si do të justifikohet kjo kontratë para publikut, nëse çmimi që do të ofronte ‘Makpetrol’ është më i ulët për muajin janar, por edhe për katër muajt e ardhshëm, pra deri më 1 maj, kur edhe do të vlejë marrëveshja.

“Të gjitha këto dilema hapin një sërë pyetjesh, ndër të cilat më e rëndësishmja se si “EMV-Shitja” mbron interesin publik duke blerë gaz katër muaj përpara. Në të njëjtën kohë, kompania shtetërore nuk mbështetet në një furnizues stabil vendor, i cili punëson mbi 2000 punëtorë në vend, por zgjedh një kompani të huaj që nuk kontribuon në asnjë mënyrë në ekonominë vendase”, thuhet veç tjerash në reagimin e Makpetrolit.

Show More

Related Articles

Back to top button