Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 98-të, ku deputetët do të parashtrojnë pyetje deri te anëtarët e Qeverisë.
Seanca e tillë plenare zakonisht mbahet çdo të enjte të fundit në muaj, ndërsa në pajtim me praktikën, pyetjet e para kryeministrit dhe ministrave ua parashtrojnë deputetët nga opozita.