Policia e Kosovës me një komunikatë për media kë njoftuar se është hapur për qarkullim pika kufitare në Merdare, shkruan Gazeta Metro.
Kjo pikë kufitarë vetëm pak ditë më parë ishte bllokuar nga serbët në anën e tyre të kufirit.
Shumë bashkëatdhetarë kishin mbetur të bllokuar në këtë pjesë, pasi që serbët kishin vënë barrikada.
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Pika kufitare ”Merdare” lirohet për qarkullim.
Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim.
Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë.
Kujtojmë se në orët e vona të datës 27 dhjetor serbët ishin organizuar në anën e tyre të kufirit dhe kishin bllokuar rrugën.
Ndërsa që nga data 28 dhjetor kjo pikë kufitare ishte e pakalueshme./gazetametro.net