LajmeMaqedoni

Panariti: Rruga e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është e shtruar drejt integrimit evropian

Në Maqedoninë e Veriut spektri politik është i ndarë në dy blloqe, në atë pro evropian dhe pro ruse. Ish-shefi i diplomacisë së Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti, në një prononcim për Indeks.mk thotë se ajo që po ndodh në planin politik në Maqedoninë e Veriut është pasqyrë e efektit “sandwich” të rajonit midis lindjes dhe perëndimit.

“Ajo që po ndodh në planin politik në Maqedoninë e Veriut është pasqyrë e efektit “sandwich” të rajonit midis lindjes dhe perëndimit. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, janë anëtare të NATO-s dhe rruga e tyre është e shtruar edhe drejt integrimit Evropian. Por lëvizja e dy pllakave tektonike lindje perëndim, e nxitur edhe nga lufta në Ukrainë dhe tensionet në Veriun e Kosovës, kanë pikën e tyre të fërkimit dhe të çlirimit të nxehtësisë në Ballkanin Perëndimor. Edhe nisma paralele e Ballkanit të hapur, me Procesin e Berlinit duhet parë në këtë kënd vështrimi”, deklaroi Panariti për Indeks.mk

Show More

Related Articles

Back to top button