BotaLajme

BE-ja fajëson Rusinë për shkaktim të varfërisë në botë

Ambasadori i Rusisë në OKB është larguar nga një takim i Këshillit të Sigurimit të kësaj organizate, pasi presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, fajësoi pushtimin rus të Ukrainës për shkaktimin e krizës globale ushqimore.

Michel tha se Rusia po përdor furnizimet ushqimore si “raketë lufte” kundër botës së zhvilluar duke e nxitur varfërinë në nivel global.

I dërguari rus, Vassily Nebenzia akuzoi Michelin për përhapjen e gënjeshtrave, shkruan BBC-ja të martën.

Lufta ka lënë ushqime të cilat kanë ngecur në portet e Ukrainës.

Ukraina është eksportuese e madh i vajit të gatimit si dhe drithërave si misri dhe gruri. Rusia gjithashtu eksporton sasi të mëdha drithërash, si dhe plehra. Mungesa e këtyre eksporteve ka bërë që çmimi i produkteve ushqimore në botë të rritet.

“Pasojat dramatike të luftës së Rusisë po përhapen në të gjithë globin dhe kjo po rrit çmimet ushqimeve, duke i shtyrë njerëzit në varfëri dhe duke destabilizuar rajonet tjera”, ka thënë Michel.

Sipas tij, Rusia është e vetmja përgjegjëse për këtë krizë ushqimore.

Ai shtoi se kishte parë vetë miliona tonë drithë të ngecur në portin ukrainas të Odesas për shkak të një bllokade detare të imponuar nga Rusia.

© KOHA.

Show More

Related Articles

Back to top button