Mbappé: Po e pres rikthimin e Messit, festimet e Argjentinës s’janë problem i imi
Kylian Mbappe ia siguroi mbrëmë fitoren Paris Saint-Germainit me golin e shënuar nga penalltia në minutat shtesë.
Sulmuesi francez e mori ekipin në dorë pasi Neymar u ndëshkua me karton të kuq dhe Lionel Messi mungoi, pasi ende gjendet në Argjentinë duke e festuar triumfin në Kupën e Botës.
E golashënuesi më i mirë i Botërorit ka folur për lojtarin më të mirë të “Katar 2022” dhe për festimet provokuese të argjentinasve, ku vetë Mbappe ishte më i sulmuari dhe ngacmuari.
“Kam biseduar me Messin pas lojës, e kam uruar sepse e arriti atë që e priste qe një jetë. Festimet e Argjentinës nuk janë një problem i imi, nuk i humbi energjitë me gjëra aq banale. Ajo që është vërtet e rëndësishme për mua është ta jap maksimumin. Tash e pres Leon që të kthehet për t’i fituar ndeshjet dhe për të shënuar gola”, deklaroi Mbappe, i cili ishte protagonist i Botërorit, edhe pse humbi në finale në penallti me Francën nga Argjentina. /Gazeta Express/