BotaLajme

Rusia nis dorëzimin e eshtrave të ushtarëve ukrainas të vrarë në fabrikën “Azvostal”

Rusia ka filluar t’i dorëzojë eshtrat e luftëtarëve ukrainas të vrarë në fabrikën e çelikut “Azovstal” në qytetin e Mariupolit.

Dhjetëra trupa nga kompleksi dhe labirinti i tij i tuneleve po dërgohen në Kiev për testim të ADN-së, sipas një zëdhënëseje të regjimentit Azov, dhe një prej drejtuesve të tij ushtarakë, njofton Sky Neës të martën.

Regjimenti ishte në mesin e forcave ukrainase i strehuar së bashku me civilët në fabrikën e çelikut, ndërsa u bombardua nga Rusia për rreth tre muaj.

Forcat ukrainase në “Azovstal” u dorëzuan në maj, duke i dhënë Rusisë kontrollin e qytetit jugor.

Është e paqartë se sa trupa mund të jenë ende brenda fabrikës.

Fati i shumë prej luftëtarëve që u dorëzuan është gjithashtu i pasigurt dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se 2.500 prej tyre po mbahen të burgosur.

Sipas zyrtarëve ukrainas, shkëmbimi i parë zyrtar i konfirmuar i mbetjeve mortore të ushtarakëve që nga fillimi i luftës, u zhvillua të shtunën në rajonin e Zaporizhzhias.

Rusia tani është e fokusuar në Donbas – një rajon në lindje të Ukrainës, të cilin vendosi ta pushtojë pasi dështoi të pushtojë zona të tjera, si kryeqytetin Kiev.

Sievierodonetsk, një qytet me rreth 100,000 banorë, është çelësi i këtij plani dhe betejat intensive po zhvillohet atje.

© KOHA.

Show More

Related Articles

Back to top button