Drejtori eksekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore, Drilon Iseni në një prononcim për indeks.mk ka folur për rëndësinë strategjike të korridorit tetë dhe benefitet që ky projekt do ti sjellë ekonomisë, rrespektivisht bizneseve në vendin tonë.
Iseni ka thënë se ky projekt strategjik është shumë i rëndësishëm për bizneset e vendit dhe do të lehtësojë tepër shumë transportin e mallërave po edhe njerëzve.
Iseni shtoi se ndërtimi i korridorit tetë, pan ekonomik do të ndihmojë tej mase zhvillimin ekonomik të vendit.
“Është projekt pan-evropian i cili ka rëndësi të madhe gjeo-strategjike por edhe ekonomike. Është korridor që mundëson qasjen në detin e zi dhe detin Adriatik dhe si i tillë është shumë i rëndësishëm dhe jo rastësisht, si I tillë është vlerësuar edhe nga Bashkimi Evropian”, tha fillimisht Iseni.
Ai shtoi se nëse kthehet në fjalë, korridori tetë për ekonominë d.m.th më shumë punë, dhe rritje të bruto-prodhimit vendor dhe rritjen e bashkëpunimeve me kompani të ndryshme rajonale.
“Në parim është pozitiv, mirëpo nuk duhet ti harrojmë edhe sfidat reale që mund ti ketë ky projekt pasiqë është projekt i shtrenjtë infrastrukturorë. Ky corridor dmth lëvizje të lirë të mallërave, por poashtu d.m.th edhe afërsi me shtetet e rajonit dhe mundësi për tu zgjëruar kompanitë nga Maqedonia në tregjet rajonale”, shtoi Iseni, duke shpresuar që ky projekt tejet i rëndësishëm do të përfundojë në suaza të afateve të parapara.
Iseni shtoi se frytet nga ky projekt capital do të jenë të mëdha për kompanitë dhe bizneset në vendin tonë dhe se lëvizjet e iniciativat pozitive të eksekutivit në këtë aspekt janë të mirëpritura për bizneset.