Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në një takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi ka qenë i mbyllur për media.
Të enjten, Drejtoria e Komunikimit e Presidencës së Türkiye-s njoftoi se Gjukanoviq sot do të qëndrojë për një vizitë pune në Türkiye, ku udhëtoi me ftesë të presidentit turk Erdoğan.
Drejtoria e Komunikimit njoftoi se Erdoğan do të presë në Istanbul homologun e tij malazez.
Në deklaratë thuhej se Erdoğan dhe Gjukanoviq do të bisedojnë për aspekte të ndryshme të marrëdhënieve mes Türkiye-s dhe Malit të Zi, si dhe për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit dypalësh.