Anijet e flotës ruse të Detit të Zi u tërhoqën më shumë se 100 kilometra nga bregu i Ukrainës për shkak të sulmeve të forcave të Kievit me raketa dhe dronë.
Lajmi është bërë e ditur nga Marina e Ukrainës, sipas asaj qe ben te ditur CNN.
Në një përpjekje për të rimarrë kontrollin e pjesëve veriperëndimore të Detit të Zi, rusët kishin vendosur sisteme raketore bregdetare në rajonet e Krimesë dhe Khersonit, tha marina ukrainase, duke theksuar megjithatë se kërcënimi i sulmeve me raketa nga deti mbetet.