LajmeMaqedoni

Në vitin 2023 çmime të qëndrueshme të bukës dhe miellit

Në vitin 2023 qytetarët mund të presin çmime të qëndrueshme për miellin dhe bukën, thonë mullixhinjtë. Kjo, theksojnë ata, është pasojë, para së gjithash, e miratimit të vendimit të qeverisë, i cili u mundësoi kompanive të paguajnë energjinë elektrike me 80 euro për megavat orë.

Siç thotë për MIA-n, kryetari i Grupacionit të Industrisë së Mullisëve dhe Furrave Goran Malishiq, industria e mullisëve dhe furrave po lufton me të gjitha kostot e mundshme të rritjes së prodhimit duke i menaxhuar rezervat e veta në minimumin bazë, në pritje të uljes së çmimit të grurit, që si kusht do të krijonte mundësi për stabilizim shtesë të çmimeve dhe ulje të tyre.

“Sigurimi i energjisë elektrike me 80 euro për megavat orë është një vendim i saktë që minuson një faktor negativ që rrit çmimet. Qeveria në fakt parandaloi rritje të mëtejshme të çmimeve me pakicë dhe i uli ato me koston përkatëse të energjisë elektrike”, thekson Malishiq.

Sipas tij, në ditët e kaluara, çmimet në bursa kanë shënuar rënie dhe rritje, por në përgjithësi lëvizin brenda kufijve të njëjtë.

“Kjo na jep të drejtën të llogarisim në një periudhë të qëndrueshme deri në korrjen e ardhshme, dhe për këtë fakt, një periudhë e qëndrueshme e çmimeve të lëndëve të para, e cila në fund të fundit nuk do të shkaktojë rritje të çmimeve me pakicë. Siç shihet në objektet e shitjes me pakicë, çmimet e miellit dhe bukës bazë janë ulur nga 5 deri në 10 për qind, varësisht nga kompania prodhuese”, thekson kryetari i Grupacionit.

Siç shihet në objektet e shitjes me pakicë, çmimet e miellit dhe bukës bazë janë ulur nga 5 deri në 10 për qind, varësisht nga kompania prodhuese, thekson kryetari i Grupacionit.

Në kushte normale, shton ai, çmimet e grurit pritet të ulen pas muajit mars, gjë që krijon kushte për normalizimin e çmimeve.

“Problemi është se çmimet vendase dhe ato rajonale të grurit janë në të njëjtin nivel, madje edhe më të larta se tregjet botërore, gjë që krijoi kushte negative apo kushte të rritjes së madhe të çmimeve. Barazimi i çmimeve rajonale dhe botërore është ende duke u ruajtur, por për shkak të sasive të mëdha të rezervave të grurit në vendet përreth, pritet një ulje në periudhën e ardhshme, e cila do të ndikojë pozitivisht si për industrinë ashtu edhe për qytetarët”, sqaron  Malishiq.

  •  
  •  
Show More

Related Articles

Back to top button