Dega e Zhelinës në mbledhjen e mbajtur më 28.12.2022, mori vendim unanim që vota e këshilltarit të Aleancës për Shqiptarët, për miratimin e buxhetit, do të kushtëzohet me pranimin e kerkesave të degës lidhur me projekte që kanë të bëjnë me vendbanimet e Komunës së Zhelinës. Pro këtij vendimi në mbledhje ishte edhe vetë këshilltari. Por, i njëjti jo vetëm që nuk i ka propozuar të gjitha projektet që ishin kërkesë e degës, por edhe votën e tij e ka dhënë për miratimin e buxhetit. Kjo situatë na ka detyruar si degë e ASh Zhelinë të thirrim mbledhjen tjetër të jashtëzakonshme ku me të gjitha votat për dhe asnjë kundër, është marrë vendimi si vijon:
1. Dega e ASH-së Zhelinë distancohet nga veprimet e këshilltarit Nderim Tairi, të cilat janë në kundërshtim me vullnetin e votuesve që përfaqëson dhe vendimet e degës.
2. Përjashtim të tij nga Aleanca për Shqiptarët për shkak të mosrespektimit të Statutit dhe Kodeksit etik që u miratuan në Kongresin e fundit.
Dega e Zhelinës pranë Aleancës për Shqiptarët njofton edhe një herë qytetarët që vota e marr në rrethana të përballjes tonë me pushtetet absolute të të gjithë oponenteve politik, nuk lejon qe të shkelet nga asnjë individ ose funksionar i zgjedhur dhe emëruar. Besimi i qytetarëve për ne është i shenjtë dhe me i rëndësishën se çdo post dhe pozicion politik.
Aleanca për Shqiptarët – Dega Zhelinë