BotaLajme

Ukraina mund të rimarrë të gjithë territorin deri në fund të vitit 2023 – përveç Krimesë

Ukraina ka gjasa të mira për të çliruar të gjithë territorin e saj – përveç Krimesë – deri në fund të vitit 2023, thotë një ekspert ushtarak.

Qytetet si Severodonetsk, Melitopol dhe madje edhe Mariupol mund të çlirohen nëse forcat e Volodymyr Zelenskyt vazhdojnë me sukses kundërsulmet e tyre, sipas ish-oficerit të inteligjencës ushtarake britanike, Philip Ingram.

Ndërsa po i afrohemi fundit të një viti që ka parë Rusinë e Vladimir Putinit të pushtojë fqinjin e saj, duke shkaktuar humbje të mëdha dhe duke sjellë rikthimin e paprecedentë të luftës në Evropë, Sky News analizon se çfarë mund të ndodhë në Ukrainë në vitin 2023.

Që nga dita e parë e pushtimit, kur forcat e Kremlinit iu afruan Kievit, mbrojtësit ukrainas kanë rimarrë më shumë se gjysmën e territorit të pushtuar nga Rusia, transmeton Telegrafi.

Show More

Related Articles

Back to top button