LajmeSport

Ibrahimovic në negociata për kontratë të re me Milanin, mund t’i reduktohet paga

Zlatan Ibrahimovic do të negociojë vazhdimin e kontratës me Milanin.

Ylli suedez ka pësuar një lëndim së fundmi dhe ky lëndim do t’i marrë atij rreth 7-8 muaj kohë për rikuperim.

Lojtari mbetet pa kontratë së shpejti, por Fabrizio Romano thotë se një rinovim po negociohet, përcjell lajmi.net.

Zlatan do të jetë i hapur për të reduktuar pagën, pasi atij i duhen 7-8 muaj kohë për rikuperimin nga operimi në gju.

Gjithçka do të vendoset së shpejti, pasi Milan të finalizojë blerjet e para në merkato. /Lajmi.net/

Show More

Related Articles

Back to top button