LajmeRajon

Heqja e vizave para janarit 2024, presidentja falënderon Çekinë

Republika e Çekisë ka arritur ta bëjë atë që s’kanë mundur as Franca e as Gjermania. Përgjatë 6 muajve në krye të presidencës së BE-së, Praga zyrtare ka arritur që ta avancojë në mënyrë të jashtëzakonshme procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Për gjithë punën e bërë, presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar kryeministrin çek, Peter Fiala, për punën e bërë në avancimin e Kosovës në rrugën drejt Bashkimi Evropian.

“Duke qenë se Republika e Çekisë përmbyll presidencën e Këshillit Evropian, Unë dua ta falënderoj kryeministrin Peter Fiala për lidershipin e pashoq të Çekisë në ndihmesën që Kosova të lëviz përpara në rrugën evropiane. Pres ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm”, ka shkruar Osmani.

Show More

Related Articles

Back to top button