BotaLajme

Franca mobilizon 90 mijë forca të policisë dhe xhandarmërisë për natën e Vitit të Ri

Franca ka mobilizuar në të gjithë vendin 90 mijë forca të policisë dhe xhandarmërisë me qëllim për të garantuar sigurinë në natën e Vitit të Ri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, në një deklaratë nga Twitteri njoftoi se për sigurinë e francezëve në natën e Vitit të Ri do të mobilizohen 90 mijë forca të policisë dhe xhandarmërisë.

Në Shanzelize (Champs-Elysees), rrugën më të famshme të Parisit do të mbahet shfaqje e fishekzjarreve e cila zhvillohet pas një pauze 2-vjeçare për shkak të pandemisë së COVID-19.

Sipas të dhënave në faqen e internetit të Bashkisë së Parisit, këtë natë në aktivitetet që do mbahen në Shanzelize parashihet të marrin pjesë 500 mijë njerëz.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk