LajmeMaqedoni

RMV, ndryshim i sistemit për përmirësim të prokurorive

Në Maqedoninë e veriut prej dje filloi ndryshimi i sistemit të menaxhimit i lëndëve në prokuroritë Publike. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë, transmeton Portalb.mk.

Kjo Ministri njoftoi se  në koordinim me Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar ndryshimin e plotë dhe të pandërprerë të sistemit të menaxhimit të lëndëve në prokuroritë publike duke filluar nga 1 janar 2023.

Sistemi, siç sqaruan nga Ministria është mjet bazë në kryerjen e detyrave themelore të prokurorive publike, i cili do të sigurojë ruajtjen e informacionit, monitorimin dhe arkivimin e lëndëve, si dhe pasqyrimin e gjendjes së lëndëve në çdo moment.

“Sistemi është një mjet bazë në kryerjen e detyrave themelore të prokurorive publike, i cili do të sigurojë ruajtjen e informacionit, monitorimin dhe arkivimin e lëndëve, si dhe pasqyrimin e gjendjes së lëndëve në çdo moment. Përmes këtij sistemi pritet të sigurohet rrjedhë e pandërprerë e të dhënave, synimi kryesor i të cilit sipas Ministrisë është përmirësimi dhe automatizimi i proceseve në prokuroritë publike, përmirësimi i rrjedhës së informacioneve përmes digjitalizimit, arkivimit dhe ruajtjes së dokumentacionit, duke garantuar shkallë të lartë sigurie, kontroll gjatë qasjes si dhe komunikim i automatizuar”, sqaruan nga Ministria e Drejtësisë.

Përndryshe, nga Ministria theksuan se për zbatimin e duhur të këtij sistemi janë organizuar edhe trajnime për prokurorët publikë dhe punonjësit tjerë.

Show More

Related Articles

Back to top button