LajmeSport

Sot lamtumira e legjendës Pele

Ceremonia në orën 14:00, pjesë e saj Gianni Infantino dhe presidenti Lula

Bota e futbollit do i japë sot lamtumirën e fundit legjendës braziliane Pele. Një ceremoni që do mbahet në stadiumin “Vila Belmiro” të Santos, aty ku 3 herë kampioni i botës hodhi hapat e parë si futbollist, duke fituar gjithçka.

Ceremonia do të fillojë në orën 10 me orën lokale (14:00 me orën shqiptare) në vendin që vetë legjenda e kishte cilësuar si të preferuarin për t’i dhënë lamtumirën fansave të tij. Radhë të gjata pritet të shoqërojnë kortezhin me trupin e Pele, i cili u nda nga jeta pas një beteje më një sëmundje të rëndë në moshën 82-vjeçare.

Arkivoli do të transportohet nga spitali izraelit “Albert Einstein” direkt në stadium dhe do të vendoset në qendër të saj. Trupi i tre herë kampionit të botës do të shëtisë nëpër rrugët e Santos dhe do të kalojë pranë shtëpisë së nënës së tij 100-vjeçare, Celeste, e cila është e pamundur fizikisht për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore për të qënë pjesë e ceremonisë.

Në ceremoninë e varrimit do të marrin pjesë vetëm familjarët, teksa pjesë e nderimeve do jenë edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidenti i Brazilit, Lula.

Show More

Related Articles

Back to top button