Katër turistë italianë janë shpëtuar sot, pasi skafi me të cilin po lundronin në Zvërncen është fundosur.
Siç raporojnë mediat në Shqipëri në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia Kufitare dhe në bashkëpunim me GDF kanë ndërhyrë duke shpëtuar jetën e turistëve.
Turistët janë dërguar në spital për ndihmën e parë ndonëse nuk kanë pësuar lëndime./21Media