LajmeSport

Boks: Në mars sfida Fury – Usyk, akoma nuk është caktuar vendi ku do të mbahet

Sfida e unifikimit të titujve kampionë bote në peshën e rëndë mes boksierit britanik Tyson Fury dhe atij ukrainas Oleksandr Usyk pritet të zhvillohet në mars të këtij viti. I këtij mendimi është Frank Warren, menaxheri i Fury, që tha se nuk është vendosur ende vendi se ku do të zhvillohet sfida.

Warren tha se Lindja e Mesme është një nga vendet kandidate për të mirëpritur sfidën, por ende nuk ka asgjë konkrete. Gjithsesi, ai pranoi se sfida do të zhvillohet aty ku Fury dhe Usyk mund të fitojnë sa më shumë para. “Data e zhvillimit të sfidës do të jetë në mars, kjo është e konfirmuar. Besoj se fillimi i marsit”, tha Warren për “Daily Mail”.

“Le ta finalizojmë marrëveshjen një herë dhe më pas të arrijmë të gjejmë edhe vendin e përshtatshëm. Asnjëherë nuk i dihet se ku do të duelojmë, ndoshta e zhvillojmë në Wembley. Vendimi do të merret shumë shpejt, sepse ne duam ta organizojmë sfidën në mars”, tha më tej menaxheri i Fury.

“Nëse duam ta organizojmë në mars, marrëveshja duhet të arrihet sa më shpejt pavarësisht se ku do të zhvillohet sfida. Ne nuk do të ngatërrohemi dhe të dalim kundër njëri-tjetrit, por të gjejmë vendin ku djemtë mund të fitojnë më shumë para“, tha Warren.

Show More

Related Articles

Back to top button