Ukraina do të jetë prioritet dhe çështja kyçe gjatë kryesimit të RMV-së me OSBE-në. Kështu u shpreh në paraqitjen e tij, ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, informon Zhurnal.
Maqedonia e Veriut sivjet od të kryesojë me organizatën më të madhe botërore të sigurisë, e cila përfshinë 57 shtete nga Amerika Veriore, Evropa dhe Azia.
“Agresioni i papërgjegjshëm dhe joprovokues ushtarak rus kundër Ukrainës e groposë arkitekturën e sigurisë evropiane dhe kërcënon paqen dhe stabilitetin në kontinent dhe më gjerë. KRyesimi jonë do të ketë për qëllim të mbajë funksionet thelbësore dhe operacionet e organizatës, duke siguruar se është në mundësi të mbështesë rajonet e përfshira me kriza dhe të menaxhojë me konfliktet nëpër rajonin e OSBE-së. Jostabiliteti rajonal dhe potenciali për kriza të reja kërkojnë kujdes të vazhdueshëm”, ka potencuar Osmani.
Në fokusin e kryesimit me OSBE-në, do të zhvillohet nën slloganin “Për njerëz bëhet fjalë”. Do të jetë në interes të njerëzve dhe punën në misionet në teren të organizatës.
“Si prioritet kryesit të kryesimit tonë, planifikojmë të përforcojmë fokusin tonë në teren, e cila është me rëndësi të veçantë për mbështetje dhe përforcimin e mëtejmë të statusit dhe rolit të njerëzve të cilët janë shfrytëzues të punës së OSBE-së. Plani ynë është të shtrijmë dorën popullit e cila përballet me konfliktin, por edhe të tjerëve të cilët kanë nevojë për mbështetje”, theksoi Osmani.
Maqedonia e Veriut si kryesues me OSBE-në, gjithashtu, do të fokusohet në bashkëpunimin ekonomik, kyçe për paqen e përhershme dhe prosperitet të qytetarëve, si dhe mbështetje të rritjes ekonomike dhe bashkëpunimit ekologjik e cila është me rëndësi thelbësore për sigurinë e njerëzve. Mes prioriteteve do të jenë dhe mbrojtja e të drejtave ët njeriut, si dhe promovimi i tolerancës dhe mosdiskriminimi si parakusht për siguri gjithëpërfshirëse.
Maqedonia e Veriut do të kryesojë me OSBE-në gjatë vitit 2023 ndërsa programi i kryesimit do të prezantohet nga ana e ministrit Osmani para këshillit të përhershëm në Vienë më 12 janar./Zhurnal.mk