LajmeMaqedoni

Premtohet rritje e pagës minimale dhe pensioneve

Në fillim të vitit të ri partia në pushtet LSDM premton rritje të pagës minimale dhe pensioneve. Nga opozita, akuzojnë pushtetin për inflacionin e lartë të çmimeve dhe standartin e ulët të qytetarëve, kërkojnë ndryshim të pushtetit.

Partia në pushtet LSDM njofton qytetarët  se masat dhe politikat ekonomike do të vazhdojnë edhe në vitin 2023.  Nga kjo parti premtojnë rritje të pensioneve dhe të pagës minimale.

Viti 2023 do të jetë vit i kthesave ekonomike, në të cilin pagat dhe pensionet do të vazhdojnë të rriten. Tashmë në mars do të ketë një rritje të pensioneve nga gjashtë deri në shtatë për qind për të gjithë 330 mijë pensionistët. Janë krijuar kushte për rritje të re të pagës minimale për 10 për qind, e cila do të jetë së paku 20.000 denarë. Do të kontribuojë në harmonizimin, pra rritjen e pagave në të gjithë sektorët. Në Buxhetin për vitin 2023 janë paraparë 800 milionë euro për investime kapitale, të cilat do të stimulojnë rritjen ekonomike, e cila sipas vlerësimeve të BERZH-it do të jetë rreth 2.3 për qind këtë vit”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.

Show More

Related Articles

Back to top button