Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se në ueb portalin www.karierenrazvoj.mon.gov.mk është publikuar thirrje e përsëritur për aplikim për mësimdhënësit e shkollave fillore për avancim në titullin “mentor”, që siç thonë nga MASH, është mundësi e re për avancimin në karrierë të mësimdhënësve të shkollave fillore.
“Në thirrje mund të paraqitet mësimdhënësi i shkollës fillore i cili i plotëson kushtet në përputhje me Ligjin për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme, gjegjësisht të ketë së paku 7 vjet përvojë pune si mësimdhënës, të jetë i punësuar me kohë të pacaktuar dhe t’i plotëson standardet profesionale për mësimdhënës – mentor. Në vetë thirrjen gjendet lista e komunave dhe shkollave të cilave i referohet e njëjta”, thuhet në kumtesën e sotme të MASH-it.