LajmeMaqedoni

IShP rekomandon që banorët e qyteteve me ajër ekstremisht të ndotur si Gostivari, Tetova dhe Berova të qëndrojnë në shtëpi dhe nëse duhet të dalin të mbajnë maskë

Instituti i Shëndetit Publik rekomandon që banorët e qyteteve me ajër ekstremisht të ndotur, ku bëjnë pjesë Berova, Gostivari, Tetova te të cilat ka përqendrim më të lartë të grimcave PM 2.5 për metër Kub të qëndrojnë në shtëpi.

Instituti ndër të tjera rekomandon që të rriturit dhe fëmijët me probleme të mushkërive, të rriturit me probleme të zemrës dhe të moshuarit duhet të shmangin aktivitetin e rëndë fizik. Gratë shtatzëna duhet të qëndrojnë në shtëpi. “Qëndroni në shtëpi nëse keni kollë apo dhimbje fyti.

Mos i hapni dritaret në shtëpinë tuaj. Nëse duhet të dilni jashtë mbani maskë”, rekomandon Instituti. Me ajër të ndotur dhe shumë të ndotur përballet edhe Shkupi, Negotina, Prilepi, Koçani, Gjevgjelia, Strumicë, Manastiri dhe Kërçova.

Show More

Related Articles

Back to top button