LajmeMaqedoni

Kovaçevski: Eurointegrimi i shtetit është proces i pakthyeshëm

Kryeministri i maqedonisë, Dimitar Kovaçevski për “Fokus” ka thënë se rruga e integrimit evropian të vendit është e pakthyeshme, proces kombëtar. Sipas tij, të 120 deputetët në Kuvend kanë përgjegjësi dhe obligim që t’i kryejnë ato procese për një të ardhme më të mirë të gjeneratave të sotme dhe atyre të ardhshme.

“Nuk është proces i një personi apo i një partie, por proces kombëtar. Fëmijët tanë meritojnë të jetojnë në një vend evropian, por jo në një vend evropian jashtë vendit, por në Maqedoninë e Veriut, anëtare e BE-së, ku, ashtu si në vendet e BE-së, ka prosperitet ekonomik, demokraci supreme dhe drejtësi sociale”, tha kryeministri.

Për të arritur në këtë pikë të negociatave, kryeministri theksoi se u mor vendim i madh dhe i vështirë, i cili na lejoi të hapim rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Ishte një çështje e negociatave të gjata si me kryesuesin Francën ashtu edhe me Bullgarinë dhe arritëm kompromis me të cilin mbrojtëm identitetin. Me gjuhë të pastër maqedonase, si maqedonas, filluam negociatat me BE-në. Nuk ka dyshim se vendi duhet të ecë përpara. Qytetarët duan në BE dhe detyra jonë si politikanë është ta përmbushim atë”.

“Histeria që do të asimiloheshim, bullgarizoheshim, se do të ishim zhdukur, nga këndvështrimi i sotëm shohim se janë thjesht gënjeshtra. Kush mund të na asimilojë nuk e ka të qartë askush. Këtë e theksojnë presidentët e shteteve më të mëdha anëtare të BE-së. Diçka që ekziston thellë brenda nesh, ekziston prej shekujsh dhe do të vazhdojë të ekzistojë, askush nuk mund ta heqë”, theksoi kryeministri Kovaçevski.

Sa i përket vendimeve të mëtutjeshme, kryeministri Kovaçevski theksoi se sigurimi i shumicës prej dy të tretave është vetëm një nga vendimet që do të duhet të merren në Kuvend deri në anëtarësimin e plotë.

Show More

Related Articles

Back to top button