Kryeministri Dimitar Kovaçevski për “Fokus” ka thënë se rruga e integrimit evropian të vendit është e pakthyeshme, proces kombëtar. Sipas tij, të 120 deputetët në Kuvend kanë përgjegjësi dhe obligim që t’i kryejnë ato procese për një të ardhme më të mirë të gjeneratave të sotme dhe atyre të ardhshme.
“Nuk është proces i një personi apo i një partie, por proces kombëtar. Fëmijët tanë meritojnë të jetojnë në një vend evropian, por jo në një vend evropian jashtë vendit, por në Maqedoninë e Veriut, anëtare e BE-së, ku, ashtu si në vendet e BE-së, ka prosperitet ekonomik, demokraci supreme dhe drejtësi sociale”, tha kryeministri.
Për të arritur në këtë pikë të negociatave, kryeministri theksoi se u mor vendim i madh dhe i vështirë, i cili na lejoi të hapim rrugën drejt anëtarësimit në BE.