GostivarLajme

Pagoi për pushime në Egjipt, gostivarasi thotë se është mashtruar nga një agjencion nga Shkupi

 Një 27 vjeçar nga Gostivari thotë se ka paguar për pushime në Egjipt përmes një agjencioni nga Shkupi, por ka mbetur edhe pa pushime edhe pa paratë e tija.

 Policia thotë se merren masa pë zbardhjen e rastit.

“Njëzet e shtatë vjeçari S.H. nga rrethina e Gostivarit dje (03-janar) në ora 13:00 në SPB Tetovë ka raportuar se është mashtruar nga pronari i një agjencie turistike në Shkup, në të cilën ka paguar për një aranzhim për në Egjipt në muajin gusht të vitin e kaluar. Megjithatë, as marrëveshja nuk është zbatuar dhe as paratë e paguara nuk iu kthyen. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Show More

Related Articles

Back to top button