LajmeMaqedoni

Promovim medial për rritje të vizibilitetit të turizmit të vendit

 Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit (APMT) në fillim të këtij viti filloi promovimin medial në tregjet primare turistike për rritje të vizibilitetit të turizmit të vendit tonë. Siç informuan, po punohet aktivisht në fushatat turistike mediale në vendet e targetuara si Polonia, Serbia, Bullgaria, Shqipëria, Kosova dhe Turqia. Pjesëmarrja e turistëve nga vendet primare nga numri i përgjithshëm i turistëve të huaj dhe akomodimeve të realizuara është 30 për qind për 10 muajt e parë të vitit 2022.

Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit edhe në pjesën e dytë të fushatës mediale, promovimin e kahëzoi në mediumet elektronike, përkatësisht 100 për qind reklamim onlajn.

“Analiza për ueb faqen e vizituar www.northmacedonia-timelss.com na jep informata për realizimin e suksesshëm të fushatës promovuese onlajn gjatë periudhës së kaluar. Qytete më të kërkuara janë Shkupi, Ohri dhe rajoni, format aktive të turizmit, ushqimi dhe verërat, si dhe manifestimet kulturore në vend”, thekson APMT.

Duke e prezantuar potencialin turistik të maqedonisë së Veriut në nivel ndërkombëtar Agjencia për turizëm vazhdimisht kryen hulumtime të atraksioneve kyçe të Maqedonisë së Veriut për mysafirët nga tregje të nryshme dhe rritje të vetëdijes për tërë spektrin e atraksioneve turistike, përmes reklamimit, marrëdhënieve të vazhdueshme me opinionin dhe përhapjen e informatave. me qëllim të promovimit të suksesshëm të turizmit të shtetit janë përgatitur hulumtime për tregjet turistike në bazë të standardeve për hulumtim të tregjeve të targetuara, të cilat përdoren për përgatitje të planit për. fushatë mediale.

“Trendet e reja tek konsumatorët krijuan realitet të ri turistik dhe interesa të reja turistike. Në të vërtetë me kthimin e turizmit u ndërruan udhëtarët dhe destinacioent e gjata në grupe të mëdha u reduktuan në grupe më të vogla të cilat udhëtojnë me automobila në destinacione të shkurta. Nevoja për ndryshime të cilat janë të domosdoshme, imponon mundësi ndaj të cilave do të adaptohemi edhe përmes ofertë inovative turistike do të krijojmë klimë të volitshme për rritje dhe zhvillim të turizmit në shtet. Që këtej, imponohet nevoja për ofertë kreative digjitale turistike si faktor i rëndësishëm strategjik për krijim të turistëve lojal. Qëllimi i fushatës së marketingut për vitin 2023 është përmes aktiviteteve promovuese të kontribuohet drejt konkurrencës më të madhe dhe njohjes së Maqedonisë së Veriut si destinacion atraktiv turistik, të fokusohemi në atë që na bën diverziv, të ndryshëm, ndërkaq i pasqyruar përmes natyrës, historisë, kulturës dhe gastronomisë”, theksojnë nga APMT.

Show More

Related Articles

Back to top button