LajmeSport

Milani fiton, pavarësisht frikës në fund. Pioli shkon kështu në 5 larg Napolit kryesues

Milani e rinis me këmbën e djathtë Serie A. Kampionët e Italisë e kanë bërë “sefte” zyrtarisht në vitin 2023 me një fitore kundër Salernitana.

Në “Stadio Arechi” përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të kuqezinjve, që marrin kësisoji në shtëpi tri pikët e çmuara falë golave ​​të Leao dhe Tonalit në pjesën e parë.

“Granatat” u përpoqën të reagonin dhe u mbështetën te pritjet e mëdha të Ochoa, në një debutim të tij të shkëlqyer, dhe te Bonazzoli, që shkurtoi rezultatin 2-1 në fundin e lojës.

Megjithatë, Milani e kapërcen frikën, pas tri miqësoreve radhazi me humbje, merr tri pikët e para të këtij viti, duke arritur në kuotën e 36 të tillave.

Kështu, “Djalli” i drejtuar nga Stefano Pioli e sheh veten -5 pikë larg nga Napoli kryesues dhe i bën presion Spallettit, i angazhuar po sot ndaj Interit në “San Siro”, në kuadrin e javës së 16-të të Serie A.

Kuptohet, kuqezinjtë do të bëjnë tifo për disfatën e kryesuesve, edhe pse kjo nënkupton pikë në llogarinë e “armiqve” ndërqytetas, zikaltërve.

Show More

Related Articles

Back to top button