Hristijan Mickoski e filloi vitin e ri ashtu siç e përfundoi dhe e nisi vitin e kaluar. Mickoski nuk ka qëndrim për asnjë çështje të rëndësishme shtetërore apo strategjike, nuk ka ofertë politike për qytetarët.
Ai thjesht ulet mënjanë, i trembur për vendin e tij në Pallatin e Bardhë dhe vajton për zgjedhje, tërësisht në duart e të majtës dhe nën hijen e Nikolla Gruevskit. Vërtetimi publik i Mickoskit, i cili vetëm shqetësohet për vendin e tij, nuk do t’i ndalë as reformat, as përparimin e vendit.
LSDM vazhdon me kursin reformues, me politikat ekonomike për rritjen e pagave dhe pensioneve dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve, vazhdon me investime dhe me hapat për anëtarësim të plotë në BE.
Prandaj Mickoski pret humbjen e 7-të dhe të 8-të radhazi si kryetar i VMRO-DPMNE-së në vitin 2024, thuhet në kumtesën e LSDM-së.