LajmeRajon

Pas “sulmit” ndaj ushtrisë serbe, “Anonymous” hakerojnë faqen e Aleksandar Vuçiçit: Nëse ai dëshiron të luajë me zjarrin, atëherë le të fillojmë

Vazhdon “lufta online” mes hakerëve të grupit të quajtur “Anonymous” dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç pasi tani thonë se kanë rrëzuar nga sistemi uebfaqen e këtij të fundit, vucic.rs.

Kjo vjen pasi ky grup përmes një llogarie në Twitter thanë se kishin marrë përsipër faqen e ushtrisë serbe.

Tani përmes llogarisë “Anonymous TV” ku bashkangjitur kanë të vendosur si ikonë flamurin e Ukrainës thonë se faqja e Vuçiçit vucic.rs ka rënë nga sistemi, ata gjithashtu i lanë presidentit serb edhe një mesazh.

“Nëse ai dëshiron të luajë me zjarrin, atëherë le të fillojmë”, kanë shkruar ata në postimin e tyre.
Ditë më parë, kjo llogari i kishte bërë thirrje Vuçiçit që të ndalojë aktivitetet e tij të rrezikshme në veri të Kosovës, krahas postimit kishte bashkangjitur edhe video-mesazhin ku zëri ishte ndryshuar krejtësisht./ Telegrafi

Show More

Related Articles

Back to top button