Ditën e djeshme është mbajtur një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila është zhvilluar me tone të ashpra midis anëtarëve. Ambasadori rus në OKB u largua nga seanca, pas akuzave nga presidenti i OKB-së, i cili akuzoi Rusinë se po nxiste një krizë globale ushqimore.
“Zoti Ambasador i Federatës Ruse, le të jemi të sinqertë, Kremlini po përdor furnizimet ushqimore si një raketë kundër vendeve në zhvillim”, tha Michel gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork.
“Pasojat dramatike të luftës së Rusisë po përhapen në të gjithë globin dhe kjo po rrit çmimet e ushqimeve, duke i shtyrë njerëzit në varfëri dhe duke destabilizuar rajone të tëra. Rusia është e vetmja përgjegjëse për këtë krizë ushqimore.”
Por furnizimet globale të ushqimit nuk ishin pika e vetme në rendin e ditës në Nju Jork. Vassily Nebenzia kishte mohuar më parë pretendimet për dhunë seksuale nga forcat ruse në Ukrainë – duke pretenduar se nuk kishte “asnjë provë” për këtë.
Por akuza të tilla po “rriten”, tha zyrtarja e lartë e OKB-së Pramila Patten.Që nga 3 qershori, OKB-ja ka marrë më shumë se 124 raporte për dhunë seksuale të lidhura me konfliktin në Ukrainë.