GostivarLajme

Babë e bijë nga Vranjofca sigurojnë ushqim për 30 familje

Numri i familjeve nevojtare si pasojë e krizës, rritet dita – ditës. Sipas të dhënave të Bashkësisë Lokale të fshatit Çajlë, e cila përmes bamirësve ndihmon me dhjetëra familje, numri i nevojtarëve është rritur për 60 për qind. Këtë të dhënë alarmante e bëri të ditur Sinan Elezi, kryetar i kësaj bashkësie në aksionin e parë humanitarë që kishte organizuar për këtë vit. Përmes një familje mërgimtarësh e cila me prejardhje ishte nga fshati Vranjofcë, Elezi tha se me pako ushqimore do ndihmohen 30 familje nga Gostivari me rrethinë. Ai tha se familja, konkretisht janë babë e bijë që kanë dhuruar 1500 euro për realizim të aksionit humanitar.

Elezi bëri të ditur se kjo familje, antarët e së cilës janë me punë të përkohshme në Itali, ka ndihmuar edhe dy herë të tjera nevojtarët. Ndërkohë, përmes disa bamirësve tjerë Elezi tha se deri në fundjavë do të shpërndahen edhe dru për ngrohje për shtatë familje.

Kryetari i B.L të Çajlës, Sinan Elezi kërkoi bamirësit të solidarizohen me nevojtarët në këtë kohë krize, në veçanti tani në këtë kohë dimri.

Show More

Related Articles

Back to top button