Kampionati Italian është rihapur plotësisht, është tanimë edhe më i fortë dhe i luftuar sidomos për çështjen e titullit kampion. E gjitha për meritë të Interit që mposhti 1 me 0 Napolin në supersfidën e javës së 16 të kampionatit Italian transmetuar në Tring.
Një sukses i zikaltërve që i dha fund ecurisë fantastike të skuadrës së Spaletit në këtë edicion ku nuk ishte mundur asnjëherë deri më tani.
Dueli në San Siro sikurse edhe pritej të ishte i fortë. Napoli mbajti topin në pjesën e parë në shumicë dërrmuese, por rastet i krijoi Interi. Zikaltrit tentuan fillimisht me Di Markon dhe pastaj mundësinë më e të mirë e shpërdori Darmian.
Në minutën e 41 tjetër rast shumë i mirë për skuadrën e Inzagit, por këtë herë ai që gabon papara portës kundërshtare ishte Lukaku.
Vendasit e nisën pjesën e dytë me agresivitet të madh dhe të 56 shënojnë një gol shumë të bukur. Kaison i shpejte me protagonist Mikitarian dhe Di Markon i cili krosi saktë nga e majta dhe Xheko në qendër me kokë mposhti portierin Meret.
Napoli provoi të reagonte, por të vetmin rast të pastër e krijoi në minutën e 90 kur gjuajtja e Raspadproyt, gjeti mrekullisht regjimin e Onanes.
Inter tani ka 8 pikë më pak sesa Napoli, për të cilin ndjekësi më i afërt është Milani, që e nisi vitin me një fitore 2 me 1 në transfertë kundër Salernitanes.
Rikuperon pikë në raport me kryesuesit edhe Juventus që tani është 7 pikë larg Napolit, edhe pse fitoi me shumë vështirësi ndaj Cremonezes në transfertë.
Goli vendimtar u shënua në shtesë nga Milik me goditje dënimi.
Sukses i rëndësishëm edhe për Romen që fitoi 1 me 0 ndaj Bolonjës me një penallti të Pelegrinit, ndërsa Lacio ra në Leçe në një humbje 2 me 1.